27 Tetor, 2018

Mbretëresha Elizabeth në zi, i jep lamtumirën e fundit… qenit të saj (FOTO)


Mbretëresha Elizabeth është detyruar t’i thotë “lamtumirë” qenit të saj të preferuar Whisper, i fundit për nga raca corgi. Qeni i cili ishte 12 vjeç, ishte adoptuar nga mbretëresha në vitin 2016.

Ndërsa tani, për t’i bërë shoqëri, mbeten edhe dy qen: Candy e Vulcan, të cilët janë raca të miksuara nga kryqëzimi i corgi-t me bassotto-n.

“Daily Mail” shkruan se mbretëresha Elizabeth e kishte trashëguar qenin në 2016-n nga Bill Fenwick, ish-mbikëqyrësi i gjuetisë së Sandringham, kur vdiq.

“Vitet e fundit, mbretëresha dhe Whisper ishin lidhur aq shumë, saqë qeni e ndiqte edhe nëpër dhoma”, ka thënë një burim pranë Buckingham Palace. Ky i fundit ka shtuar se sa herë ngordh një corgi, “për mbretëreshën është një goditje e rëndë”.

Whisper ngordhi në kështjellën e Windsor, pasi u sëmur disa javë më parë. Nuk u mor vesh sëmundja që shkaktoi ngordhjen e tij.

Sipas “Daily Mail”, pas vdekjes së Willow, 12-vjeçari Whisper ishte kthyer në të preferuarin e mbretëreshës.

Gjithashtu thuhet se deri tani mbretëresha ka humbur shumë corgi për shkak të kancerit, sëmundje nga e cila ngordhi edhe Willow, të cilin sovrania vendosi ta ‘vërë në gjumë’ për të mos e parë më që vuante.

Ndërkohë qenin e parë të racës corgi, mbretëresha Elizabeth e ka pasur kur ishte 18 vjeçe në 1944-n, dhe të fundit e humbi 74 vite më pas.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al