8 Mars, 2019

Mbretëresha Elizabeth bën postimin e parë në “Instagram”: Pata mundësinë të mësoja rreth…


Ditën e djeshme, Mbretëresha Elisabeth ka postuar për herë në parë në profilin zyrtar të “Instagram”-it të familjes mbretërore.

Mbretëresha Elisabeth ka vizituar Muzeun e Shkencave dhe ka zbuluar një nga arkivat mbretërore. Aji i drejtohej stër-stër gjyshit, Princit Albert dhe datonte që nga vitit 1843.

Letra ishte nga Charles Babbage i cili është cilësuar si pioneri i parë i teknologjisë (kompjuterëve).  Këtë surprizë mbretëresha nga Muzeu e ka shpërndarë në Instagram duke shënuar kështu postimin e saj të parë dhe videoja ka bërë xhiron e rrjetit.

“Sot vizitova Muzeun e Shkencave ku zbulova edhe një letër nga Arkivat Mbretërore, i shkruar në 1843 drejtuar stër-stër-gjyshit Prince Albert. Në letër, Babbage i drejtohej Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert për krijimin e tij “Motori analitik”, i pasuar me programin e parë kompjuterik i krijuar nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, pata mundësinë të mësoja rreth iniciativave të kodimit të kompjuterëve nga fëmijët dhe si duket më përshtatet mua që ta publikoj këtë postim në Instagram”, shkruan Mbretëresha në postim.

 

View this post on Instagram

 

? Watch the moment Her Majesty The Queen posted on @theroyalfamily Instagram for the very first time.

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily) on


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al