11 Dhjetor, 2018

Mbante telefonin në karimim teksa lahej në vaskë, humb jetën 15-vjeçarja


Një 15-vjeçare ka humbur jetën pasi kishte vendosur telefonin në karikim në tualet, teksa ajo po bënte dush në vaskë.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Irina Rybnikova, në Bratsk të Rusisë. Të afërmit që e kanë gjetur trupin e pajetë janë shprehur se telefoni ka rrëshqitur nga vendi ku e kishte lënë ajo e ka përfunduar në vaskë, ku elektriciteti i ka marrë jetën adoleshentes.

Mediat e huaja shkruajnë se Irina ishte kampione e një sporti luftarak që praktikohej në Greqinë e Lashtë.  15-vjeçarja kishte fituar kampionatin rus dhe ishte përzgjedhur për ekipin kombëtar të vendit të saj.

Ndërkohë miqtë e saj janë shprehur të shokur nga kjo ngjarje. Me zemër të thyer ata thonë se “Irina ëndërronte të bëhej një kampione bote”.

Ndërsa familjarët janë shprehur se nëse telefoni nuk do të kishte qenë i lidhur me rrymën elektrike tragjedia nuk do të kishte ndodhur.

Zyrtarët rusë të sigurisë kanë paralajmëruar më parë për rreziqet akute nga përdorimi i ngarkuesve të telefonave celularë në banje.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al