19 Gusht, 2021

Mbajti të fshehtë shtatzëninë/ Scarlett Johansson bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri dhe gjinia e bebit


Scarlett Johansson dhe Colin Jost kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë. Lajmi u bë publik nga komediani ën një postim në mediat sociale.

scarlett-johansson

Çifti janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Cosmo.

Ylli i Hollywood e ka mbajtur shtatzëninë të fshehtë deri këtë javë, kur gjatë një shfaqje Colin Jost zbuloi se Scarlett Johansson ishte në pritje të ëmbël.

Ky është fëmija i dytë për aktoren, e cila ka edhe një vajzë 6-vjeçare, Rose, me ish-bashkëshortin Romain Dauriac.

“Ok, ok jemi bërë me fëmijë. Emri i tij është Cosmo. Ne e duam shumë atë”-shkroi komediani në Instagram, duke kërkuar të respektohej privatësia e tyre.

Ndërsa nuk postoi asnjë foto të foshnjës në rrjetet sociale.

E nominuara për Oscar, Johansson, u martua me Jost në tetor 2020 në një ceremoni private, pasi nisën një lidhje në vitin 2017.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al