29 Qershor, 2018

“Masakra e një pule”, fotoja që Xhemi Shehu nuk do donte që ne ta shikonim


Ajo është një nga moderatoret më të vjetra në televizionet shqiptar dhe më të dashura për publikun shqiptar. Xhemi Shehu konsiderohet si një nga prezantueset më të bukura të ekranit shqiptar.

Xhemi prej vitesh drejton spektaklin e njohur të humorit “Portokalli”. Me kalimin e viteve ajo ka pësuar edhe disa ndryshme në pamje. E këtë na e tregon një foto që ka publikuar në “Instastory”, moderatori i njohur Isli Islami.

Në këtë foto është pikërisht Xhemi para 10-vitesh, e cila shfaqet duke ngrënë kofshë pule. Gjithashtu ajo është ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim kohët e fundit.

Shehu shfaqet brune dhe me vetulla të holla. “Tablo: ‘Masakra e një pule’, Muza: Xhemi Shehu’ 2008’ , ka shkruar Isli pranë fotos, që me siguri Xhemi do të donte ta zhdukte.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al