15 Qershor, 2019

Marrin fund takimet romantike në qeli, Stresi bashkohet me gruan pas daljes nga burgu


Dita e djeshme ishte shumë e rëndësishme për familjen Lushaj. Më në fund, Stresi, emri i të cilit në të vërtetë është Arkimed, u la në në gjendje të lirë nga një urdhër gjykate.

Reperi shqiptar dyshohej të ishte pjesë e një bande dhe që në tetor të vitit që lamë pas, ndodhej në Fushë-Krujë duke kryer dënimin e tij. Lajmi u prit shumë mirë nga fansat dhe familjarët e tij, sidomos nga bashkëshortja Keisi, e cila ka reaguar menjëherë nëpërmjet disa fotove në “Instastory”. “Faleminderit Zot!” shkruante Kejsi në foton e parë, duke vijuar me një foto të reperit, ku shfaqet me mikrofon në dorë, i buzëqeshur dhe me grushtin e ngritur lart si një fitimtar.

Më në fund, pas një kohe të gjatë larg njëri-tjetrit, plot 8 muaj, Stresi takohet me bashkëshorten e tij, e cila gjatë kësaj periudhe shkonte e takonte një herë në javë në qeli. Kujtojmë se pak kohë më parë, ajo pranoi se arsyeja që kishte ardhur nga Kanadaja në Shqipëri, ishin pikërisht takimet me Arkimedin në qeli.

U bënë 8 muaj që reperi i njohur kaloi në burg, ndërkohë që partnerja e tij Keisi mbante të informuar ndjekësit me informacione për marrëdhënien e tyre në mungesë të tij. Përveç dedikimeve që ajo i bënte herë pas here atij në “Instagram”, lidhja e tyre ka qenë edhe më e fortë këtë periudhë që çifti përjetoi një marrëdhënie në distancë, ndërsa Kejsi nuk u lodh së treguari se ajo është një nga mbështetjet më të mëdha të reperit.

Në “Instastory”, ajo tregoi se, përveç marrëdhënies së “shëndetshme” që gëzon çifti, dhe mamatë e tyre ruajnë një miqësi të mirë. “A shkon mirë mami jot me vjehrrën?” ishte pyetja së cilës Kejsi iu përgjigj një ndjekësi, duke pohuar: “Të dyja familjet tona shkojnë shumë. Kur janë larg, flasin çdo ditë, ndërsa kur janë afër pinë kafe çdo mëngjes. Lum ne për to!” Me këtë përgjigje, Kejsi ka treguar si çdo herë tjetër marrëdhënien e krushqive.

Edhe pse shokët të tij njoftuan kohë më parë daljen e Stresit nga burgu, në fakt, nuk u lirua kur pritej. Ndërkohë, Kejsi ndodhej në Kanada, ku ndjek studimet e larta dhe u kthye së fundi në Shqipëri. Ajo është shprehur se ka dashur të udhëtojë drejt Shqipërisë që pas arrestimit për ta takuar bashkëshortin, por ai nuk kishte dashur, duke e lënë takimin e gjatë për ditën që ai do të dilte nga burgu. Kujtojmë që Stresi dhe Kejsi janë celebruar, ndërkohë që kanë planifikuar ceremoni private dasme në një nga ishujt e Greqisë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al