17 Prill, 2019

Marramendëse/ Dy studentë gjobiten me 13 milionë euro për….pyllin. Fatura nuk mbyllet me kaq!


Rojtarët e pyjeve kanë vendosur një gjobë prej 13 milionë eurosh për dy studentë 20-vjeçarë nga Como, të cilët akuzohen se dogjën 1 mijë hektarë pyje, nga të cilët 110 hektarë u shkatërruan plotësisht.

Zjarri ra në pyll pasi dy studentët kishin vendosur një skarë. Studentët sipas Ansa, ishin në shtëpinë e gjyshit të njërit prej tyre me miq për të festuar fundin e vitit më 30 dhjetor 2018, në Monte Berlinghera.

Në sajë të klimës së thatë, zjarri u përhap masivisht në gjysmën e malit, duke arritur edhe tek disa shtëpi, përfshirë edhe një fermë ku thuajse të gjitha kafshët ngordhën.

Prokurori i Como-s, Simona De Salvo ka njoftoi përfundimin e hetimeve për zjarrin e shkaktuar nga pakujdesia, ndërsa policia pyjore ka njoftuar dy të dyshuarit dhe pronarin e shtëpisë, duke u dërguar faturën e gjobës prej 13 milionë e 542 mijë euro.

Por nuk është mbyllur me kaq, pasi kërkesa të tjera për dëmshpërblime nga 11 padi civile mund të mbërrijnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al