1 Qershor, 2018

Mark Frroku shfaqet për herë të parë duke dalë nga hoteli luksoz, që kur la qelinë e burgut


Ish-deputeti Mark Frroku u lirua nga burgu rreth dy javë më parë. Vendimi u dha nga Gjykata e Fierit, por lirimi u bë me kusht. Frroku është dënuar për fshehje të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Dënimi i tij nga Gjykata e Tiranës ishte me 7 vite dhe 5 muaj burg, ndërsa Apeli e uli dënimin në 6 vite. Aktualisht, Frrokut i kishte mbetur edhe 1 vit burg, prandaj Gjykata dha vendimin për lirim me kusht.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, paparazzi ynë e ka fotografuar duke dalë nga hotel “Rogner”, i shoqëruar nga një person i panjohur. Në hyrje të hotelit e priste makina e tij luksoze. Edhe pse ka bërë disa vite burg, Frroku dukej shumë mirë fizikisht, a thua se ka qenë me pushime dhe mbi të gjitha, kishte një pamje të qetë dhe të relaksuar.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al