8 Shtator, 2018

Marjk është rikthyer me ish-të dashurën? Pamjet që bënë fansat të dyshojnë (FOTO)


Të gjithë e njohin ish-të dashurën e reperit të njohur Majk, Majlinda Zekën, me të cilën ai ka edhe një djalë, Roanin.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, Majk dhe Majlinda kanë treguar se nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Por së fundmi ata i kanë habitur të gjithë teksa janë parë së bashku.

Dikush u ka bërë atyre të dyve një foto në këndin e lojërave, teksa kanë qenë me djalin e tyre. Reperi është munduar gjithmonë që ta mbajë të fshehtë jetën e tij private por këtë herë ka vendosur ta postojë këtë foto në “Instastory”.

Duke i parë pranë njëri-tjetrit nuk dimë çfarë të mendojmë: nëse ata takohen vetëm prej djalit, apo kanë vendosur ta provojnë sërish.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al