11 Maj, 2018

Marina Vjollca shtatzënë!? Ja veprimet e saj që i shtojnë këto dyshime (Foto)


Moderatorja simpatike Marina Vjollca po përflitet këto kohët e fundit për një shtatzëni të mundshme, por që ajo vetë nuk i ka pohuar apo mohuar zërat që qarkullojnë.

Dyshimet janë shtuar nga fakti se Marina nuk është shumë aktive në rrjetet sociale dhe për momentin nuk ka një projekt që po punon, pra ajo është tërhequr nga ekrani, por gjithashtu ka rralluar postimet në “Instagram”.

Edhe kur poston foto ajo mundohet të mbulojë barkun ose fotoja është e prerë dhe pjesa e barkut nuk duket fare.

Një gjë e tillë duket edhe në postimet e fundit që ajo ka bërë në “Instagram”, ku në të dyja fotot është përpjekur mos ta ketë shumë të dukshëm barkun.

Këto “lëvizje” të moderatores i ka bërë që të gjithë të dyshojnë për një shtatzëni të mundshme edhe pse ajo preferon të mos reagojnë në lidhje me këtë çështje.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al