9 Prill, 2018

Maria De Filippi rrëfen historinë e frikshme të atentatit me bombë: I premtova babait që…


E ftuar në emisionin “Che Tempo che fa”, prezantuesja e njohur italiane Maria De Filippi ka folur prr karrierën e saj të gjatë në televizion. Por kur rrëfimi kthehet në natën e frikshme të 14 majit 1993 në Romë, ajo shprehet se ka patur shumë vështirësi për ta harruar atë ngjarje.

Makina në të cilën po udhëtonte ajo bashkë me të shoqin gazetarin Maurizio Costanzo ka shpërthyer për shkak të një bombe.

“Kam patur frikë për të paktën dy vite. Madje ju nënshtrova hipnozës sepse nuk mund të flija më. Isha e sigurte se kisha parë personin që kishte vënë bombën. Shikoj këtë djalin që më veshton nga jashtë, e unë vështroj atë, ndoshta ishte një njeri tjetër”, tregon Maria.

“I premtova babait tim se nuk do të shkoj në makinë me Maurizio, e kështu bëra, e bëj edhe tani. Nuk mund ta tradhtoj një premtim të bërë tim ati”, rrëfen e emocionuar.

“I kam kërkuar Maurizios që të ndalojë së shqetësuari për mafien, e kështu ka bërë për një kohë të gjatë. Pastaj nisi sërish të merrej me të. Unë nëse do të isha ai, do isha ndaluar që nga ajo ditë. Nuk e di se si ka mundur të flasë sërish për mafien”, vijon De Fillipi.

Ndërkohë gazetari Fazio ndërhyn duke thënë: “Ndoshta se është një burrë kurajoz, pasi ajo është jeta e tij dhe puna. “Po, ndoshta ai që bën gazetarin ka këtë shtyrje, por unë jo”, përgjigjet menjëherë Maria.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al