13 Gusht, 2019

Mamaja ngatërron të bijat, uron Kylie-n me një foto të Kendall


Caitlyn Jenner nuk ishte në udhëtimin e Kylie Jenner në Itali për 22-vjetor. Por sigurisht ajo nuk harroi që të uronte vajzën e saj më të vogël në ditën e veçantë.

Kylie e ka ditëlindjen në 10 gusht dhe pjesëtarët e familjes Kardashian-Jenner publikuan urime pafund në “Instagram” me tituj të ëmbël në nder të saj.

Por postimi më i veçantë ishte i Caitlyn, e cila publikoi një foto të Kendall kur ishte e vogël, duke dashur të postonte imazh të Kylie-t.

“Jeta ishte shumë e thjeshtë atëherë, por jeta është kaq e mirë sot. Gëzuar ditëlindjen vajza ime e vogël @kyliejenner”!, shkruante ajo krahas fotos.

Lidhur me foton reaguan menjëherë fansat e Kylie-t dhe kur Caitlyn e kuptoi gabimin që kishte bërë, e fshiu shpejt foton dhe publikoi një foto të saj me dy vajzat, me një urim të thjeshtë: “Gëzuar ditëlindjen @kyliejenner”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al