18 Mars, 2018

Maluma habit fansat, flet shqip: Ta ha zemrën…


Maluma, këngëtari i hiteve “Corazon”, “El Perdedor”, “Chantaje”, “Felices los 4” etj, ka folur shqip në videon e tij të fundit live ku e ndiqnin miliona fansa.

Një shqiptare i ka komentuar Malumës “Ta ha zemrën marshallah baby” dhe këngëtari kolumbian, ndonëse nuk e ka kuptuar çfarë ishte shkruar, e ka lexuar fjalinë shqip.

Në videon e ruajtur nga “intv.al”, dëgjohet Maluma teksa lexon në shqip fjalinë e sipërpermendur.

Kujtojmë që këngëtari është shumë mik i mirë me shqiptaret Rita Ora dhe Bebe Rexha me të cilat është parë shpeshherë, por këtë herë nuk kanë qenë ato që i kanë mësuar ndonjë fjalë, por vetë dëshira e Malumës per të lexuar komentet e fansave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al