15 Mars, 2022

Maluma ‘fut në sherr’ Beatrix dhe Ilirin, çfarë ndodhi mes artistëve


Maluma është bërë ‘mollë sherri’ për Beatrix dhe Ilirin.

Dy ish-banorët e Big Brother duket se janë përfshirë në një konflikt virtual, pas një shakaje që këngëtarja ka bërë me këngën e Malumës, duke u shprehur se një prej këngëve, e kishte bërë për të.

Beatrix ka risjellë kështu edhe njëherë batutën e famshme të Ilirit për këngën e Sabianit. Por fituesi i Big Brother nuk e ka pritur edhe kaq mirë këtë shaka, duke iu përgjigjur me ironi “Ja ta përkthej pak”, shkruan Iliri me ironi, duke shtuar edhe emoji me syrin e mbyllur.

Që pas përfundimit të lojës, Iliri dhe Beatrix nuk janë parë kurrë bashkë. Pas ndarjes nga Donaldi, këngëtarja vendosi të merrte pushimet për të kaluar gjendjen që gjendej. Nga ana tjetër Iliri po shijon ende suksesin e Big-ut, teksa ka nisur dhe projektet e reja në Tiranë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al