23 Shtator, 2017

“Makinë luksoze e të lirë në SHBA”, vajzës nga Tirana i bëjnë gjëmën: Si ma hodhi kompania e blerjeve online


Një pjesë e madhe prej nesh preferon që të bëjë blerje online, por në shumicën e rasteve këto blerje “na fundosin”.

Janë pikërisht rastet kur zhgënjehesh me produktin që merr. Nuk është ashtu siç e prisje, është masë tjetër, ngjyrë tjetër, formë tjetër etj.

Mirëpo, ka dhe nga ato raste kur rezulton që produkti mos të të vijë fare në dorë.screenshot-joq.al-2017-09-23-13-22-24-423

I tillë është rasti i një vajze nga Tirana, e cila shkruan në redaksinë tonë se ishte e interesuar të bënte një blerje makine në Shtetet e Bashkuara dhe përmes disa portaleve online që i ofrojnë me çmime të ulëta, vendosi që të bënte blerjen.

Vajza shkruan se bëri blerjen përmes faqes “Auto Brand Net”, e ndërmjetëse për këtë ishte Buy To America, por ajo që i ndodhi më vonë ishte e hidhur.

Pasi realizoi blerjen, makina nuk arriti në Tiranë dhe faqja përmes të cilës do ta merrte i shkëputi kontaktet me të.

Përmes redaksisë tonë, vajza ngre alarmin se kjo kompani mund të veprojë kështu dhe me të tjerë dhe se mund të ketë të shumtë në numër që kanë rënë pre e saj.

Mesazhi i saj për “Joq”:

Përshëndetje JOQ. Dua të publikoni një rast. Është një faqe online Auto Brand Net që po na vjedh. Më ta thanë të paguaja diku tek 8 mijë euro dmth për një makinë luksozë dhe pasi bëra pagesën, humbën çdo kontakt me mua. Makina nuk erdhi në shtëpi. Kjo kompani ka si ndërmjetës Buy To America. Ju lutem bëjeni alarm, sepse mund t’u ketë ndodhur dhe shumë të tjerëve. Gjasmë makina luksoze me çmim të mirë e të lirë. Unë rashë pre e mashtrimeve, shpresoj mos të bien dhe të tjerë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al