16 Janar, 2018

Majk në lidhje me modelen seksi, tani ka edhe prova


Një nga këngëtarët me zë dhe repertor interesant, arriti të bëhet një nga reperët më të famshëm në vend. Bëhet fjalë për Majkun, i cili ka kohë që më shumë se për karrierën e tij, është përfolur për shkak të jetës së tij private. Ka disa muaj që reperi i famshëm flitet për një lidhje të mundshme me modelen nga Prishtina, Melita Nushi, por që deri më tani ai vazhdimisht e ka mohuar një gjë të tillë. Përveç lidhjes, është përfolur se Melita është edhe shtatzënë.

I pyetur nga gazetarët, Majku përsëri ka mohuar të gjitha këto lajme, madje ai edhe është nervozuar duke thënë, të mos përzihemi në jetën e tij personale. “Po çfarë të vërteta,edhe nuk ju intereson as juve, as askujt”, është shprehur ai. Majk ka qenë në qendër të mediave, sepse ai u bë baba i një djali të lindur nga një lidhje jashtëmartesore me Majlinda Zekën. Ndërkohë, reperi ka mohuar romancën e re me bukuroshen tjetër prishtinase Melita Nushi. Telegrafi ka arritur të sigurojë disa imazhe fotografike, teksa çifti shihet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Destinacioni i tyre më- sohet se ka qenë qyteza e Welsit të Linzit të Austrisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al