3 Prill, 2023

Luz Ejlli i bën kërkesën e papritur “Vëllait të Madh”: Nëse e fitoj “BBVIP” dua të qëndroj për 12 orë në…


Luiz Ejlli ka habitur me kërkesën që i ka bërë Vëllait të Madh nëse do ta fitojë edicionin e dytë të “Big Brother VIP”.

Teksa bisedonte në orët e vona në dhomë me Efin, Ronaldon dhe Kiarën, kjo e fundit u shpreh se do i vinte shumë mirë që ta fitonte ai këtë edicion të BB VIP.

Duke qeshur Luizi shprehet ‘se nuk del nga aty, vetëm nëse e nxjerr RENEA”. Këngëtari u shpreh se nësë do arrij ta fitojë çmimin e madh ai do kërkojë që të dënrojë më pas 12 orë i vetëm në shtëpi.

“I kam bërë kërkesë Vëllai të Madh, nëse ndodh se e fitoj, dua të rri edhe 24 orë vetëm. Me kamera ndezur, me dhomë rrëfimi, me të gjitha. Jo 24 orë por 12 orë. Domethënë mbaron në 3 të mëngjesit, se po themi zgjat shumë. Ok, mbaroi ajo, unë do rri deri të nesërmen në 8 të darkës vetëm në shtëpi, tek pullë”, tha Luizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al