24 Tetor, 2019

“Lum unë për të…”, Alketa Vejsiu flet si rrallëherë për bashkëshortin


Ajo është munduar gjithmonë që jetën private ta mbajë larg syrit të medias dhe asnjëherë nuk është shfaqur në rrjetet sociale me bashkëshortin apo me fëmijët e saj.

Por këtë herë moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë një ‘përjashtim’ të vogël.

Në një foto të publikuar në ‘Instagram’ ku ka dalë në Marok, një ndjekës i komenton: “Ty lum A… që të ka!”. “Edhe unë për të”, i kthehet moderatorja.

Bashkëshorti i Alketa Vejsiut është biznesmen i njohur nga Vlora. Ardi Nelaj dhe moderatorja kanë më shumë se 15 vite bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve, Lionel dhe Nicole.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al