8 Shkurt, 2023

Luizi i bën komplimenta Teas, Kiara bëhet ‘xheloze’: Boll tani!


Pas mbarimit të “Prime”-t banorët u mblodhën si gjithmonë në oborr për të darkuar së bashku.

Teksa po bisedonin, Luizi e komplimenton Tean duke i thënë se ishte bërë shumë e bukur. Sipas tij, kjo ishte hera e parë që ish-konkurrentja e “Për’puthen” ishte bërë aq simpatike dhe shtoi se grimi që kishte vendosur i shkonte shumë.

Dhe pse Tea mendonte të kundërtën, ajo e falënderoi këngëtarin për komplimentat e tij.

Mirëpo duket se Kiarës “nuk i ka pëlqyer” shumë ky veprim i Luizit. Teksa qëndronte pranë ajo i kërkoi atij që të mos i bënte kaq shumë komplimenta Teas.

 “Boll tani se si shumë komplimenta po i bën” tha me të qeshur moderatorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al