5 Shtator, 2018

Luana Vjollca e famshme edhe në Azi, ja çfarë shkruajnë mediat për moderatoren seksi


Fama e moderatores dhe këngëtares Luana Vjollca ka arritur deri në një kontinent tjetër, pikërisht në Azi. Bukuroshes bionde i është dedikuar një shkrim nga një media e njohura në Nepal, shtetin që ndodhet në Azinë Jugore.

Ka qenë Luana ajo që në “Instastory” ka postuar një foto të artikullit të shkruar për të.

“Luana Vjollca është një personalitet shqiptar. Znj. Luana është një prezantuese karizmatike, e njohur për bukurinë dhe energjinë e saj, duke u kthyer në një shembull që puna vlerësohet. Luana nuk është vetëm në listën e më të kërkuarave në biznesin televiziv si një moderatore dhe producente, por gjithashtu është një këngëtare shumë e njohur, modele dhe një mbretëreshë e medias sociale”, shkruhet në fillim të shkrimit të publikuar nga “kathmandutribune.com”.

Madje kjo media ka për të përpiluar një listë për lexuesit e saj në Nepal me “5 gjërat që nuk i dije për Luana Vjollcën”:

1.Është shumë punëtore dhe do që t’i komandojë ajo gjërat.

2.Lutet çdo natë para se të flejë.

3.Mund të korruptohet me një ushqim të mirë.

4.Ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të bëhej këngëtare.

5.Do që një ditë t’i ndihmojë të gjithë fëmijët.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al