18 Prill, 2018

Luana e Marina sherr në “Instagram”: Mëso diçka sa komenton…


Dy motrat e famshme të showbiz-it shqiptar, Marina dhe Luana Vjollca, e komplimentojnë shpeshherë njëra-tjetrën në fotot që publikojnë në rrjetet sociale.

Madje motrat shprehin edhe dashurinë që kanë për njëra-tjetrën, por sigurisht që edhe ato kanë zënkat e tyre, që së fundmi e kanë treguar nëpërmjet disa komenteve më “Instagram”.

Një ditë më parë Luana ka publikuar një foto në “Instagram”-in e saj ku tregonte se kishte vizituar një vend shumë të bukur në Kosovë.

“Sot vizitova një ndër trashëgimitë kulturore të Kosovës, Ulpiana ishte kaq e bukur!”,- shkruante Luana.

Nuk ka vonuar shumë dhe Marina si një nuse e Kosovës, i ka treguar motrës së saj dy-tre alternativa ku mund të shkojë gjatë kohës që ndodhet në Kosovë.

“Shko dhe tek 3 sheshirat ose tek 4 llullat, zgjidhe vetë”,- i ka komentuar Marina.

Por përgjigja e Luanës ka qenë e prerë: “ Në “Instastorie” po ta publikoj historinë e këtij vendi, mëso diçka sa komenton budalliqe.”, duke i thënë qartë se ajo di shumë për Kosovën. Por komentet mes motrave kanë vijuar.

“Zmadhoje pak shkrimin se nuk t’i lexoj dot shkronjat”, kthen Marina.

“Je e pakuptueshme zemër e din vetë mesazhin”, shkruan sërish Marina.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al