15 Dhjetor, 2018

Luan Rama rikthehet në Parlament dhe çmallet me Rrahmanin


Të gjithë ata, që e ndjekin politikën, e kanë parë që këtë të enjte, ndërkohë që jashtë godinës së Parlamentit bëhej protesta e studentëve, disa deputetë të Partisë Demokratike dhe të LSI-së, u rikthyen në Parlament.

Edhe pse ata vetë e komentuan këtë xhest si vajtje në Parlament, në shërbim të studentëve për t’i bërë presion maxhorancës, ka dhe një teori tjetër. Siç dihet, deputetët e opozitës nuk kanë shkuar në Parlament që në shtator, duke thënë që nuk mund të shkojnë në një Parlament të inkriminuar.

Mirëpo, disa prej këtyre deputetëve iu digjej mandati nëse nuk do të paraqiteshin në sallë të enjten që lanë pas. Kështu, duke shkuar ata shpëtuan mandatin e tyre. Njëri nga këta ishte edhe deputeti i LSI-së Luan Rama, i cili me këtë rast u çmall edhe me Rrahman Rrajën, deputetin që populli e njohu vetëm pasi i biri ushtroi dhunë mbi një vajzë dhe vetëm kur kjo e fundit vendosi ta denoncojë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al