12 Nëntor, 2017

Lorik Cana rrëfehet për raportet familjare: Nëna dhe nusja kanë konflikte…


I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” Lorik Cana foli gjerësisht për planet e tij pas largimit nga futbolli aktiv, për familjen, për raportet e tyre dhe për raportin që ka bashkëshortja e tij Monika me nënën e tij.

I pyetur nëse Monica e respekton nënën e tij, Cana u përgjigj: “Kujdeset shumë dhe është shumë e dhënë pas detajeve. Kanë dhe grindje se kjo është normale, por ajo respekton shumë çdo element të familjes.”- u shpreh Cana.

I pyetur me humor nga Ermal Mamaqi nëse bashkëshortja e tij e di këngën që thotë “E para është nëna pastaj më je ti”, Cana u shpreh: “Jam munduar t’ia shpjegoj që ajo t’i thotë nënës ‘Do ta ruaj djalin si sytë e ballit’, por kisha vështirësi ta përkthej në italisht.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al