4 Tetor, 2019

Loredana ‘sfidon’ hapur Encën


Ajo është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Madje është konsideruar edhe si ‘mbretëresha e Instagramit’, këngëtarja Enca Haxhia numëron më shumë se 2 milion ndjekës nga e gjithë bota.

Këngët e saj kthehen menjëherë në hite dhe përpos kësaj, Enca bën namin me fotot e publikuara që marrin shumë vëmendje.

Por duket se shumë shpejt do bier nga ‘froni’ sepse vendit të saj po i afrohet një repere e re që shumë shpejt bëri emër në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm.

Eshtë fjala për Loredanën, partneren e reperit Mozzik. Vetëm para pak kohësh ajo promovoi albumin e saj të parë ‘King Lori’ i cili rezultoi i pëlqyer dhe mjaft i suksesshëm. Loredana numëron 2 milionë ndjekës nga e gjithë bota.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al