Një 26-vjeçare e cilësuar në Rusi si “lojtarja seksi e pokerit”, është gjetur e vdekur në banjën e saj. Nga hetimet e para thuhet se shkak është bërë një goditje elektrike.
Liliya Novikova ka qenë vetëm në shtëpinë e saj në Moskë, dhe trupi i saj i pajetë është zbuluar në dyshemenë e banjës. Besohet se e reja ka qenë duke tharë flokët ose duke karikuar telefonin e saj në banjë, kur u godit nga rryma elektrike.
“The Sun” shkruan se prindërit e Novikovës u shqetësuan kur ajo nuk iu përgjigj telefonit në banesë. Ata i kërkuan një fqinji të kontrollonte banesën dhe trupi i saj u gjet në dyshemenë e banjës.
Ajo vdiq 4 ditë para ditëlindjes së saj të 27, ku kishte planifikuar se do ta festonte duke luajtur poker me shoqërinë e saj.
Ndërkohë 26-vjeçarja ishte shumë e aftë me numrat dhe kishte një diplomë të klasit të parë në inxhinieri nga një universitet i lartë rus.
Liliya kishte shmangur ofertat për të punuar në kompanitë e mëdha industriale dhe në vend të kësaj u bë një yll profesional pokeri, me një karrierë fitimprurëse. E njohur si një lojtare online dhe pokerit të vërtetë, ajo u shfaq në internet, në kanalet e pokerit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al