25 Shkurt, 2020

Lindi me koronavirus, foshnja 17 ditëshe vetëshërohet pa ndihmën e ilaçeve


Një foshnje 17 ditëshe është vetëshëruar nga koronavirusi pa ndihmën e medikamenteve.

Fëmija u soll në jetë nga një nënë e infektuar nga virusi në Kinë.

Xiao Xiao tashmë ka shëndet të plotë dhe u shërua pa ndihmën e ilaçeve.

Në ditën që lindi, ajo u transferua në Spitalin e Fëmijëve Wuhan, ku u diagnostikua me llojin e koronavirusit të njohur si Covid-19.

Vajza kishte infeksione të frymëmarrjes dhe dëme të vogla në zemër, por meqë simptomat e saj nuk ishin të dukshme mjekët vendosën që ta linin trupin e saj të luftonte vetë me sëmundjen.

Mjekët thonë se Xiao Xiao është rikuperuar plotësisht nga sëmundja e saj në zemër dhe nga koronavirusi. Tani ajo ka dalë nga spitali pas katër testeve negative për virusin vdekjeprurës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al