18 Dhjetor, 2022

Lidhja e tyre s’është serioze, por… Brad Pitt dhe e dashura e tij 29-vjeçare do kalojnë së bashku festat e fundvitit


Brad Pitt, jeta personale e të cilit shpesh bëhet kryefjalë e mediave rozë, duket se i ka dhënë sërish një shans dashurisë dhe e ka lënë veten në krahët e Ines de Ramon.

brad23

Sipas pagesix, çifti është në lidhje prej disa muajsh, por nuk duket të jetë diçka serioze, të paktën tani për tani.

Megjithatë, ata po përgatiten për të pritur së bashku vitin e ri. Aktori i njohur u ka thënë miqve të tij se po kalon një kohë të mirë me 29-vjeçaren. Ata u njohën muaj më parë përmes një miku të përbashkët.

brad1

Dalja e tyre e parë publike ishte në nëntor. Në fotot shihej Brad Pitt mbajtur dorën e të dashurës së tij në rrugë, ndërsa ata ishin mjaft të dashur me njëri-tjetrin së fundmi në një festë.

Stilistja ishte i martuar me aktorin Paul Ëesley për tre vjet.

ines brad3 brad2 brad

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al