10 Nëntor, 2017

Letra e Hillary Clinton kur ishte adoleshente : U telefonova prindërve sepse kisha frikë…


Më 8 nëntor, Teen Vogue botoi një letër që Clinton e kishte shkruar për veten e saj si një vajzë e re në kolegj. Në letër, ajo ofroi disa këshilla shumë të vlefshme dhe nxjerri në pah disa nga pasiguritë me të cilat është përballë si një studente e re. Duke iu drejtuar vetes si një studente e semestrit të parë në Wellesley College, ajo kishte shkruar radhët si më poshtë:

“Kur erdha për herë të parë në kampus, u gjenda e rrethuar nga gra të mrekullueshme dhe të kualifikuara. Ato flisnin rrjedhshëm në shumë gjuhë të tjera dhe kishin jetuar jashtë vendit. Ato kishin lexuar tashmë gjysmën e librave të programit mësimor. Kjo më frikësonte – ishte aq e frikshme për mua sa që u telefonon prindërve për t’u thënë se nuk i përkisja kolegjit Wellesley dhe në fund të fundit duhet që të kthehesha në shtëpi”,- kishte shkruar Hillary.

Mësimi që Hillary kishte nxjerrë nga kjo përvojë ishte: “Rrezikoni dhe mos kini frikë të kapeni pas jetës duke u përpjekur. Bëni çmos për të përqafuar entuziazmin që vjen me mosnjohjen e asaj që vjen në të ardhmen dhe mos harroni se besimi dhe mendja e hapur gjithmonë do t’ju shërbejnë më mirë se pasiguria dhe dyshimi”, kishte shkruar Hillary Clinton.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al