25 Prill, 2021

Lei Kraja ngre temperaturat, tregon trupin seksi me pozat buzë detit


Moderatorja sportive, Lei Kraja njihet për format seksi dhe pozat atraktive që poston në rrjete sociale.

lei kraja (3)

Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit në Instagram një imazh të realizuar në një vend bregdetar.

lei kraja (8)

Moderatorja shihej gjysmë e ulur dhe e veshur me një fustan të ngushtë, të shkurtër e ngjyrë bezhë, i cili kishte dekolte të hapur dhe i theksonte linjat trupore.

lei kraja (5)

Bukuroshja brune i kishte kapur flokët e gjatë bisht dhe kishte bërë make up, duke theksuar tiparet e bukura.

lei kraja (6)

Herë pas here, Lei është akuzuar për ndërhyrje estetike në fytyrë, mirëpo moderatorja i ka hedhur të gjitha poshtë, duke ndarë edhe foto nga fëmijëria e saj.

lei kraja (3)

Pak ditë më parë, ajo ndau me të gjithë disa foto bardh e zi në të cilat dukej mjaft joshëse.

lei kraja (11)

Mirëpo, disa ndjekës i vunë në dukje strijat në trupin e saj dhe Kraja u përgjigj duke thënë se ajo është njeri dhe strijat janë të zakonshme.

lei kraja (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al