27 Prill, 2021

Legjenda e Rolling Stones, Ronnie Wood fiton për herë të dytë betejën me kancerin


Legjenda e rokut, Ronnie Wood ka fituar për herë të dytë betejën me kancerin.

Kitaristi 73-vjeçar i Rolling Stones zbuloi se ishte diagnostikuar me karcinomë të qelizave të vogla, një kancer që prek zakonisht mushkëritë, gjatë karantinës.

Kanceri i qelizave të vogla është një lloj kancer shumë malinj që zakonisht gjendet në mushkëri, por mund të prekë zona të tilla si prostata, pankreasi, fshikëza ose nyjet limfatike.

Wood tha për The Sun se bashkëshortja e tij Sally Humphreys dhe binjakët e tyre 4-vjeçarë, Gracie e Alice, e ndihmuan të shërohej.

“E vetmja gjë që mund të bëj është të jem pozitiv, i fortë dhe ta luftoj atë, pjesa tjetër varet sesa fuqi kam,”– u shpreh ai.

Rokeri u përball me kancerin edhe në vitin 2017. Ai u diagnostiku me kancer të mushkërive gjatë një kontrolli shëndetësor rutinë dhe iu nënshtrua një operacioni pesë-orësh për ta hequr atë.

Por refuzoi kimioterapinë: “Nuk do të humbisja flokët e mi. Në asnjë mënyrë.”

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al