23 Maj, 2018

Ledri Vula me pushime vetëm? Syzet “tradhtojnë” këngëtarin, i zbulojnë të dashurën (FOTO)


Këngëtari simpatik Ledri Vula, ka preferuar të bëjë disa pushime jashtë vendit për tu relaksuar pas prezantimit të projektit të tij më të ri muzikor të titulluar “Merri merri”, i cili është një bashkëpunim me një tjetër reper.

Duhet thënë se Ledri i ka më se të merituara këto pushime sepse kënga e sapo lancuar ka rezultuar një sukses i vërtetë sepse brenda pak ditësh ka arritur në 3 milion klikime në kanalin muzikor “Youtube”.

Ka qenë vetë këngëtari që ka treguar për pushimet e parakohshme nëpërmjet postimeve në “Instagram”. Ajo që vihet re është se këngëtari nuk ka vajtur vetëm me pushime, kjo kuptohet lehtë sepse është dikush që i bën foto shumë të bukura Ledrit.

Ndoshta këngëtari nuk do ta ndaj me ne se më kë po i bën pushimet, por syzet e tij e kanë “tradhtuar”. Në qoftë se bëjmë zoom fotove mund të shikojmë se te syzet e tij pasqyron një person dhe lehtësisht kuptohet se Ledrit po ja bën fotot një vajzë. Sigurisht se nga pasqyrimi nuk mund ta dallojmë se kush është vajza, por rëndësi ka se morëm vesh se këngëtari paska dikë përkrahë tij, me të cilën preferon të ndaj ditët e tij të relaksit larg syve të gazetarëve.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al