22 Nëntor, 2022

Ledri Vula gdhend në trup tatuazhin e veçantë, ja kujt i dedikohet ai (Foto)


Reperi i njohur Ledri Vula është një ndër artistët më të dashur në estradën shqiptare.

Këngëtari njihet për stilin e tij të veçantë dhe tatuazhet e shumta që ka në trup.

Dhe së fundmi, reperi ka gdhendur në krahun e tij një tatuazh shumë domethënës.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Ledri ka treguar se ka bërë një rraketë dhe mbi të lexohet numri 99  dhe krahas fotos këngëtari ka shkruajtur “Nato 99” duke lënë të nënkuptohet që ky tatuazh i dedikohet luftës së Kosovës në vitin 1999.

Kujtojmë që Ledri Vula është prej disa vitesh në një marrdhënie me blogeren Sara Hoxha të cilën ndan dhe një vajzë 2- vjeçare, Poem Blu.

Një pyetje që e ‘përndjek’ çiftin kudo është se kur kanë ndërmend t’i bëjnë një motër ose një vëlla vogëlushes së tyre. Ledri e ka shprehur hapur dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë pasi ka treguar dhe më parë se vetë është vëlla i vetëm.

“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë, kur ju shoh juve të dyve nuk do doja me e lënë pa një motër ose vëlla, do kisha pas qejf me një motër ose vëlla”, është shprehur reperi disa kohë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al