19 Mars, 2024

Lediona e goditi Romeon me vezë në kokë por nuk u dënua si Rike! Ish-opinionistja e “BBVIP” “thumbon” produksionin: Po gjykimi i njëjtë…


Lediona Xheladinaj së fundmi ka goditur Romeo Veshaj me vezë në kokë, ndërsa “Vëllai i Madh” i dënoi të gjithë banorët duke ua hequr të gjitha produktet e sponsorave që ishin brenda shtëpisë.

Rreth kësaj ngjarje ditën e sotme ka reaguar ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku e cila ka “thumbuar” produksionin e “Big Brother VIP”.

Përmes një postimi në InstaStory, Balina shkruan: “Edhe një gjë tjetër nuk kuptova: Ledionës dje nuk i erdhi Zarf, sepse Romeo nuk reagoi si Egla ndaj Rikes? Pra, si i bie? Ledionën e shpëtoi Romeo nga një penalizim, ose nominim i mundshëm? Po standartet e njëjta të gjykimit të Vëllait të Madh?”

Kujtojmë që shpesh herë Bodinaku reagon rreth ngjarjeve interesante dhe debateve mes konkurrentëve brenda shtëpisë së “BBVIP”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al