2 Korrik, 2018

Lë punën si gardiane burgu për t’u bërë… striptiste (FOTO)


Isabelle Deltore është një gardiane burgu e cila ka vendosur që të lërë punën e saj dhe të bëjë një ndryshim drastik në karrierë.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo ka punuar në një nga burgjet më të rrezikshme të Australisë, por sot është fituese e Miss Nudos dhe ka një karrierë të suksesshme në striptizëm.

Gjatë një interviste për “news.com.au” Isabelle është shprehur: “Kam qenë gardiane burgu për 5 vite. Kam qenë edhe në ushtri. Por dhuna që shikoja në punën time më bëri që të largohem”.

Gjithashtu ajo ka shtuar se një arsye tjetër kanë qenë edhe ngacmimet në punë. “Nëse shefi yt të ngacmon, duhet ta tolerosh. Në punën që bëj aktualisht, ngacmimi nuk tolerohet aspak”, thekson Isabelle Deltore.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al