30 Tetor, 2017

Larg politikës dhe publikes, sot është një ditë e veçantë për Saimir Tahirin


Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë ‘Rama 1’, Saimir Tahiri ka qenë kryefjala e mediave dhe e debatit publik kohët e fundit pas përgjimeve të bëra publike nga Prokuroria e Katanias ku përmendej emri i tij. Çështja vazhdon ende diskutimin, por edhe vijën e saj ligjore, ndërkohë që deputeti në detyrë i Qarkut të Tiranës sot feston një ditë shumë të veçantë në kalendarin e tij.

30 tetori është pikërisht data e tij e lindjes. Sot ish ministri i Brendshëm bën 38 vjeç. Duke qenë se situata e kohëve të fundit ka qenë mjaft e ngarkuar politikisht dhe jo vetëm , ai duket se ka preferuar ta kalojë këtë ditë me familjen dhe në hapësirën e tij private, larg dukshmërisë reale apo virtuale.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al