21 Janar, 2020

Larg detyrave mbrëtërore, Princ Harry ribashkohet me bashkëshorten Meghan Markle pas 10 ditësh për të …


Duka i Sussex ka mbërritur në Kanada ndërsa përgatitet për një jetë të re larg detyrave mbretërore.

Princi Harry zbarkoi në ishullin Vancouver mëngjesin e së martës për t’u ribashkuar me gruan e tij, Meghan Markle dhe djalin e tyre tetë muajsh Archie, për të nisur kapitullin e ri të jetës së tyre.

Kjo erdhi pas Princi tha se nuk kishte asgjë mundësi tjetër përveçse të hiqte dorë nga statusi mbretëror.

Nga pranvera, Duka dhe Dukesha nuk do të jenë më anëtarë të familjes mbretërore angleze.

Ata do të ndalojnë së përdoruri titujt e tyre mbretërorë, nuk do të kryejnë më detyra mbretërore apo emërime ushtarake dhe nuk do të përfaqësojnë më zyrtarisht Mbretëreshën.

Marrëveshja e re u zbulua të shtunën, pas bisedimeve me Mbretëreshën dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, përfshirë edhe vëllain më të madh të Harry-t, Dukën e Kembrixhit.

Pasi zbarkoi në ishull, Princ Harry udhëtoi në Victoria International Airport  në ishullin Vancouver.

Dukesha ka qëndruar në bregdetin perëndimor të Kanadasë me djalin e saj, pasi u rikthye për pak kohë në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij muaji pas një pushimi prej gjashtë javësh gjatë Krishtlindjeve në ishullin Vancouver me Princin Harry.

Harry qëndroi larg gruas Meghan për më shumë se 10 ditë, pasi ajo u kthye në Kanada në fillim të këtij muaji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al