15 Shtator, 2018

Lanë punën si arkitektë për të udhëtuar nëpër botë, çifti zbulon se fansat paguajnë çdo gjë (FOTO)


Një çift i cili la punën e mirëpaguar për të udhëtuar nëpër botë me një jaht, ka zbuluar se si fansat e tyre kanë financuar gjithçka.

30-vjeçari Dan Deckert dhe partnerja 28-vjeçare, Kika Mevs, hodhën poshtë karrierën e tyre të paguar si arkitektë për të jetuar ëndrrat e tyre në oqean, duke mbledhur një numër të madh ndjekësish në “Youtube” përgjatë rrugës.

Stili i jetesës së tyre për patur zili financohet kryesisht nga klientët e tyre të medias sociale, të cilët dhurojnë rreth 1000 dollarë në muaj. Deri më tani çifti ka eksploruar Karaibet në Bahamas si dhe brigjet Amerikës Qendrore dhe Jugore si Meksika, Kolumbia dhe Guatemala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al