18 Nëntor, 2019

La makinën në parkimin për ‘persona me aftësi të kufizuar’, prezantuesja e njohur ‘kryqëzohet’ nga fansat (Foto)


Të paturit një makinë të shtrenjtë dhe fakti që është një prezantuese e njohur në Londër, nuk e ka ‘ndihmuar’ aspak Holly Willoughby.

Makina e saj ‘Mercedez’ që kushton plot 100 mijë paund pësoi defekt dhe prezantuesja e parkoi diku pa e vënë re se kishte zënë vendin e parkimit për personat me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë fansat shpërthyen me komente negative në rrjetet sociale për 38 vjeçaren duke thënë se ajo nuk mund ta linte automjetin e saj luksoz në një vend të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al