11 Korrik, 2022

Kylie Jenner reagon pas dyshimeve për krizë në lidhjen me Travis Scott dhe vendosi pikat mbi ‘i”


Kylie Jenner u ka dhënë fund të gjitha dyshimeve: Ajo dhe Travis Scott janë bashkë dhe shumë të lumtur.

Pas darkës romantike dhe dyshimeve se janë drejt ndarjes, miliarderja ndau selfie në pasqyrë të saj dhe Scott të përqafuar para një pasqyre përpara se të niseshin për në mbrëmje. Postimin e saj Kylie e shoqëroi thjesht me një emoji zemre të zezë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kylie Jenner (@kyliejrecents)

Në fotot e shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale nga një darkë e çiftit të shtunën, disa përdorues të rrjeteve sociale aluduan se ata nuk dukeshin aspak të lumtur, madje as të “dashuruar”. Ata komentuan duke u shprehur se yjet qëndrojnë së bashku vetëm për hir të fëmijëve. Me fotot ku Kylie nuk buzëqeshte para kamerave dhe madje edhe Travis Scott as që kthehej, përdoruesit u shprehën se lidhja mund të mos shkojë më gjatë.

Kylie shijoi një darkë me të dashurin e saj në Los Angeles këtë të shtunë. Çifti shijoi një natë takimi në një bar dhe restorant të Hollywoodin perëndimor. Gjatë daljes së saj të fundit këtë fundjavë 24-vjeçarja u fotografua e kapur për dore me Travis, ndërsa mbërritën në vendin e tyre të takimit. Kylie kishte veshur një fustan portokalli të ngushtë që theksonte format e saj. Ajo kishte zgjedhur një fustan me mëngë të gjata por të shkurtër, të cilin e kombinoi me një palë taka të larta ngjyrë portokalli transparente. Duke lënë flokët e saj lëshuar, Kylie theksoi tiparet me grim të theksuar. Si aksesorë kishte zgjedhur një çantë blu të vogël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kylie Jenner (@kyliejrecents)

Të dielën Kylie dhe Travis shijuan një tjetër natë së bashku në Los Angeles.

Jenner u shfaq me një fustan latex të zi me mëngë të gjata, të cilin e kombinoi me taka kitten. Ajo mbante një çantë të vogël të zezë dhe një palë vathë argjendi, një unazë dhe syze dielli të zeza në formë Matrix.

Ndërkohë, reperi i “SICKO MODE” u vesh ‘casual’ me një bluzë gri të frymëzuar nga grafiti Dior, xhinse të grisura dhe atlete gri dhe të bardha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @kyliecatchy

Scott dhe Jenner mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, një djalë, këtë shkurt, katër vjet pasi Jenner solli në jetë vajzën e tyre, Stormi Webster. Dyshja kanë qëndruar relativisht larg vëmendjes që nga ajo kohë, edhe pse në maj ata morën pjesë në ‘Billboard Music Awards’ me Stormi, duke shfaqur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin në tapetin e kuq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al