21 Shtator, 2018

Kylie Jenner merr propozimin për martesë, ajo jep përgjigjen e ëmbël


Kylie Jenner është një nga femrat më me ndikim në botë pavarësisht se është në një moshë shumë të vogël. Së fundmi ajo është bërë ambasadore e markës “Adidas” dhe familja e saj është shumë krenare për të.

Jenner ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa imazhe nga seti i saj më i fundit fotografik, ku motra e saj i ka shprehur dashurinë.

Khloe Kardashian është shprehur gjithmonë se Kylie është motra e saj e preferuar, sepse ato ngjajnë shumë me njëra-tjetrën.

Për këtë arsye, Khloe i ka propozuar të motrës: “A mund të martohesh me mua”. Ndërsa Kylie ia kthen: “Mendova se nuk do të më pyesje kurrë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al