8 Shtator, 2021

Kylie Jenner konfirmon se është shtatzënë për herë të dytë! Miliarderja publikon video me barkun e rrumbullakosur


Kylie Jenner ka konfirmuar ditën e djeshme se është shtatzënë për herë të dytë me partnerin e saj, Travis Scott. Miliarderja publikoi në llogarinë e saj një video 90 sekondëshe, me anë të së cilës tregonte momentet emocionuese kur ka mësuar lajmin se është në pritje të ëmbël, shkruan “Sky News”.

kylie jenner (4)

Videoja hapet me testin e shtatzënisë pozitiv që 24-vjeçarja mban në dorë duke ecur rreth shtëpisë së saj në Kaliforni, para se t’ia tregojë partnerit të saj Scott. Më pas, Kylie tregon momentin kur kanë bërë ekon për të parë fëmijën dhe reagimin e Storm-it, vajzës së tyre 3-vjeçare.

 


View this post on Instagram

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner)

Jenner nuk harroi të tregojë edhe mënyrën se si ka reaguar nëna e saj, Kris, së cilës i dha në dorë një zarf, brenda së cilit ishin fotot e ekos. Videoja përfundon me Stormi-n duke i puthur barkun e rrumbullakosur Kylie-t.

kylie jenner (1)

Edhe pse Kylie dhe Travis kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar me ndarje të shpeshta, ata kanë ruajtur raporte të mira për shkak të vajzës. Me kalimin e kohës, ata gjetën rrugën e kthimit te njëri-tjetri. Tani familja po shtohet edhe me një fëmijë tjetër.

kylie jenner kylie jenner (7) kylie jenner (6) kylie jenner (8) kylie jenner (11) kylie jenner (12)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al