22 Maj, 2022

Kylian Mbappe i ndodh e papritura, ylli francez humb 600 mijë ndjekës në rrjetet sociale brenda 24 orëve


24 orët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për futbollistin francez Kylian Mbappe. Ai mori atë që e ka konsideruar si ‘vendimin më të vështirë në jetë’ për të qëndruar te Paris-Saint-Germain duke refuzuar Real Madrid.

Gjatë asaj që ka qenë një javë rraskapitëse mendore, Real Madridi ka kaluar nga gëzimi në trishtim. Pasi dukeshin gati për të nënshkruar me Kylian Mbappe, Los Blancos u shokuan kur 23-vjeçari zgjodhi klubin parizien. E bashkë me ekipin spanjoll edhe fansat e tij që janë të shumtë në numër.

Duke qenë se prej vitesh është pritur transferimi i tij në Madrid, Mbappe ka shumë fansa të Realit. Por me vendimin e tij të fundit ai i ka zhgënjyer dhe ka filluar të humbasë qindra mijëra prej tyre, gjë që reflektohet edhe në rrjetet sociale.

Në Instagram ai ka humbur 400 mijë ndjekës duke shkuar nga 71.6 milionë në 71.5 milionë në më pak se 24 orë. Edhe në Twitter ku kishte 8.1 milionë ndjekës deri para vendimit tani ka 7.9 milionë. Përveç numrit në rënie të ndjekësve, Kylian është përballur me një pafundësi sulmesh online nga fansat e Real Madridit që e akuzojnë se përdori 13 herë fituesit e Champions League për interesat personale.

Kylian është futbollisti i 4 më i ndjekur në botë pas Cristiano Ronaldos, Leo Messit, Neymar dhe David Beckham.

Ditën e djeshme numri 10 i Kombëtares Franceze deklaroi se ka pranuar të rinovojë me PSG. Mbbape do të ketë mundësinë të zgjedhë trajnerin e skuadrës së bashku me drejtuesit e klubit, ai gjithashtu do të bashkëpunoje me drejtorin sportiv lidhur me objektivat e merkatos dhe cilët duhet të jenë futbollistët që do të afrohen. Për detaje të tjera rreth kontratës së tij lexo më shumë në Panoramasport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al