14 Mars, 2019

Ky po që është fat, gruaja fiton lotarinë 30 herë brenda një dite


Një grua nga Virgina duket se është femra me më fat. Ajo është Deborah Brown nga Richmond, e cila ka fituar 30 herë lotarinë brenda një dite.

Mediat amerikanë shkruajnë se gruaja bleu 30 bileta me kombinimin e numrit fitues 1-0-3-1. Duke qenë se doli fituese në të gjitha biletat, Deborah mori në shtëpi një shumë në total prej 150 mijë dollarë.

Brown ka treguar se fillimisht bleu 20 bileta për 1 dollarë dhe më vonë shkoi të blinte edhe 10 të tjera.

Në këtë mënyrë, për secilën biletë, ajo fitoi një çmim prej 5,000 dollarë. Kur ka mësuar fatin e saj të pabesueshëm, gruaja është shrpehur se për pak sa nuk ka pësuar infarkt.

“Virginia Lottery” ka shpjeguar se shanset për të kombinuar të katërt numrat në këtë mënyrë janë 1 në 10.000.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al