10 Qershor, 2019

“Kushedi sa e shëmtuar je pa make-up”, Enca ka diçka për t’u thënë atyre që e kritikojnë (VIDEO)


Enca Haxhia është një nga këngëtaret shqiptare që komentohet shumë si për muzikën ashtu edhe për jetën e saj personale.

Por si çdo e famshme tjetër, edhe ajo është vënë në qendër të kritikave në lidhje me operacionet plastike, apo për makijazhin që bëjnë për t’u dukur sa më të bukura.

Së fundmi, Enca për t’ju mbyllur gojën të gjithë atyre që kanë një mendim të tillë, ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku shfaqet pa make-up.

 

View this post on Instagram

 

“Kushedi sa e shemtuar je pa makeup” Miremengjes ?

A post shared by ENCA (@enca) on


“Kushedi sa e shëmtuar je pa makeup. Mirëmëngjes”, shkruan ajo krahas videos, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet.

Ka nga ata që sërish e kritikojnë për botox, por ka nga ata që i komentojnë se është më e bukur pa makijazh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al