24 Maj, 2018

Kush janë 11 milionë personat që kanë bërë për të qarë Dua Lipën? (VIDEO)


Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është në kulmin e karrierës së saj muzikore. Ajo ngriti në këmbë publikun në “Billboard Music Awards” me performancën e “New Rules”.

Ndërkohë së fundmi Dua ka publikuar hitin “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris. E mesa duket Lipa po merr gjithçka ka dëshiruar ndonjëherë.

Këngëtarja me famë botërore tani ka plot 11 milionë ndjekës në rrjetin social “Instagram”. Madje ajo është shfaqur shumë e emocionuar teksa ka postuar një video ku shfaqet e përlotur për fansat e shumtë që ka.

Mood when I saw 11 million of you are following me!!! ?❤️?❤️?

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

“Reagimi im kur pashë se 11 milion prej jush janë duke më ndjekur”, shkruan ajo në diçiturën e videos.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al