6 Mars, 2019

Kush është personazhi misterioz? Fansat e “Game of Thrones” po “çmenden” pas publikimit të trailerit


Një ditë më parë është publikuar traileri i sezonit të tetë dhe të fundit të filmit “Game of Thrones”.

Videoja e trailerit ka nxitur spekulime të mëdha te fansat e filmit, mbi atë që do të vijë në gjashtë episodet e fundit të shfaqjes, me teorinë për një personazh misterioz.

Pas konfirmimit, më në fund, se Jon Snow është djali i vërtetë i Rhaegar Targaryen dhe Lyanna Stark, finalja e sezonit 7 të “Game of Thrones” gjithashtu zbuloi se emri i vërtetë Jon është Aegon Targaryen.

Në fakt ka patur një histori të gjatë të Aegon në pemën e familjes Targaryen, me origjinën e emrit që shtrihet 300 vjet më parë tek Aegon I Targaryen. Ai njihet gjithashtu edhe si Aegon Pushtuesi, Aegon I ishte i pari mbret që u ul në Fronin e Hekurt pasi pushtoi Westeros.

“The Times” shkruan se duke u bazuar në një skenë nga traileri i sezonit të tetë të “Game of Thrones”, disa fansa janë duke spekuluar se tani do të njihen me një tjetër Aegon.

Siç dihet, Aegon Targaryen ishte gjithashtu emri i djalit të vetëm të Rhaegar me bashkëshorten e tij të parë, Elia Martell. Pak para lindjes së Jon, ai Aegon u vra së bashku me nënën dhe motrën e tij nga Gregor “The Mountain” Clegane gjatë “Sack of Landing King”.

Por në librin “Kënga e Akullit dhe Zjarrit” të George R. R, Martin, ku tregohet ekspozita, ka një personazh të quajtur Young Griff, i cili pretendon të jetë djali i mbijetuar i Rhaegar dhe Elia.

Në librat, Young Griff është rritur nga një burrë i quajtur Jon Connington dhe planifikon të martohet me Daenerys, në mënyrë që ata të mund të sundojnë bashkë “Seven Kingdoms”.

Ai gjithashtu arriti të rekrutonte kompaninë mercenare të njohur si Kompania e Artë për kauzën e tij, i cili është detaji që ka bërë që disa teleshikues të besojnë se më në fund do të paraqitet në film.

Në fund të sezonit të 7, Euron Greyjoy ishte në rrugë të Essos për të tërhequr Kompaninë e Artë për Cersei. Ndërsa në trailerin e sezonit të tetë, ne shohim një flotë të madhe të anijeve Greyjoy që mbajnë një grup ushtarësh që duket të jetë Kompania e Artë.

Por detaji që kapi syri i fansave të këtij filmi ishte njeriu biond ,e kurrin e tij përballë kamerës, i cili qëndronte në krye të ushtrisë.

Thuhet se një aktor gjerman i quajtur Marc Rissmann, i cili është biond, është duke luajtur rolin e librit të Harry Strickland, një komandant në Kompaninë e Artë, në sezonin 8.

Ndërkohë nëse Griff është në të vërtetë Aegon Targaryen është ende në debat.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al