23 Gusht, 2021

“Kurrë s’kam pasur nevojë për një mashkull me…”/ Loredana Zefi hedh një tjetër “thumb” për Mozzik në rrjete sociale


Marrëdhënia mes Loredana Zefit dhe Mozzik kohët e fundit nuk është aspak mirë dhe këtë e ka treguar vetë ish-çifti me anë të postimeve në rrjete sociale, që janë marrë nga ndjekësit si thumba kundrejt njëri-tjetrit.

mozzik loredana zefi (5)

Së fundmi, Loredana ka publikuar në Instastory një thënie, në të cilën shkruhet: “Kurrë nuk kam pasur nevojë për një mashkull me para, sepse gjithçka që dua është kohë, vëmendje dhe përpjekje”.

mozzik loredana zefi (3)

E gjitha nisi kur dyshja nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Më pas reperi postoi disa shprehje, që dukeshin si thumba kundrejt Loredanës.

Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”, shkruhej në postimet e reperit.

loredana zefi mozzik (3) loredana zefi mozzik (6) loredana zefi mozzik (7)

Nga ana tjetër Loredana iu kundërpërgjigj Mozzik me një pjesë të shkëputur nga kënga “Let you down” të reperit NF:

Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”.

loredana zefi mozzik (2)

mozzik loredana zefi (1) mozzik loredana mozzik loredana (1) loredana mozzik

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al