7 Shtator, 2018

Kur të vjen në ndihmë një yll! Natalie Portman ulet në gjunjë për të ndihmuar kolegen e saj 16-vjeçare (FOTO)


Duhet të jetë një makth i keq që të kesh probleme me veshjen teksa parakalon në tapetin e kuq përpara qindra kamerave dhe personave që ndodhen aty.

 

E pikërisht një gjë e tillë i ndodhi mbrëmë aktores së njohur Raffey Cassidy, por fatmirësisht aty pranë kishte kolegë të saj, përfshirë edhe yllin Natalie Portman, që e ndihmuan atë.

Kasti i Vox Lux po parakalonte në tapetin e kuq duke shkëlqyer të gjithë për premierën e tyre gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, kur veshja e Cassidy duket se u ngatërrua me këpucët e saj, duke mos e lënë që të ecte.

Menjëherë Portman, Stacy Martin dhe Brady Corbet i erdhën në ndihmë koleges së tyre dhe u përpoqën që ta largonin veshjen e 16-vjeçares nga këpuca.

Më pas në ndihmë u erdhi grupi që ndihmojnë të famshmit në tapetin e kuq dhe problemi u zgjidh menjëherë. Sapo veshja e aktores së re u kthye në normalitet, nisën duartrokitjet.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al