23 Gusht, 2018

“Kur të kap, të kap”, moderatori i njohur publikon videon duke urinuar në publik


Moderatori i njohur i “Pop Culture”, Kelvi Kadilli ndodhet me pushime. Nëpërmjet postimeve të ndryshme në profilin e tij në “Instagram”, ai ka zbuluar se ndodhet në shullin Mykonos.

Kelvi i cili njihet për tipin e tij të drejtpërdrejtë dhe moskokëçarës, ka vendosur që të ndajë me ndjekësit një video aspak të hijshme.

Ai ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një postim në “Instastory”, ku shfaqet duke urinuar në mes të rrugës.

“Kur të kap, të kap”, ka shkruar Kelvi në videon ku shfaqet me kurriz, teksa kryen nevojat e tij personale i drejtuar nga një mur.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al