4 Maj, 2020

“Kur e shihni në televizion bini në dashuri me të por …”, ish-truproja bën deklaratën shokuese për prezantuesen e famshme: Është fasadë, shtiret


Ish truproja që do të mbronte Ellen DeGeneres në Oscars 2014 ka folur për sjelljen e saj egoiste.

Moderatorja e cila ka qenë në qëndër të kritikave nga anëtarët e stafit “The Ellen DeGeneres Show” për dështim të komunikimit me punonjësit dhe mospagimin e tyre mes pandemisë së koronavitusit.

Tom Majercak tha për Fox Neës se ai u zgjodh si bodyguard personal DeGeneres në 86 vjetorin e Akademisë së cmimeve.

Ai do shoqëronte nënën e saj dhe partneren Portia De Rossi, gjatë gjithë natës nga tapeti i kuq në Teatrin Dolby.

Por u shpreh se përvoja ishte e pakëndshme.

“Nuk më tha përshëndetje ose faleminderit që më mbrojte mua, nënën time dhe bashkëshorten,”- tha bodyguardi. “Ishte shumë e ftohtë dhe shumë poshtëruese. Ajo i trajton ndryshe njerëzit që janë në rrethin e saj.”

Më pas ai shtoi se Ellen është shumë ndryshe nga ajo cfarë paraqitet në telvizion.

“Kur e shohin në Tv njerëzit bien në dashuri me të, por është një fasadë e rremë. Ajo nuk është personi që portretizon veten, shtiret. Nuk i intereson asgjë tjetër për sa kohë merr atë që dëshiron. Njerëzit kanë filluar të shohin të vërtetën tek ajo.”

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al